El Nino “pushton” Australinë, temperaturat shkojnë mbi 40 gradë
Fenomeni El Nino i njohur për fenomene ekstreme si ciklonet, zjarret dhe thatësirat ka prekur Australinë duke sjellë temperatura të larta të cilat rrezikojnë praninë e zjarreve në vend.
Australia vijon të jetë nën pushtetin e temperaturave të larta për të cilën parashikohet që vala e të nxehtit të jetë në rritje duke sjellë edhe rrezikun e zjarreve.
Fenomeni El Nino e lidhur zakonisht me fenomene ekstreme si zjarret, ciklonet dhe thatësirat ka sjellë paralajmërimet e para në Australinë Perëndimore duke vijuar me atë jugoren ndërsa zonat e Queensland, New South Wales dhe North Territor ishin nën paralajmërime “të rënda”.
Rreth 1500 km në veri të kryeqytetit të shtetit Perth, në qytetin minerar Pilbara të Paraburdoo, u parashikua një temperaturë maksimale prej 48 gradë Celsius më shumë se shtatë gradë mbi mesataren maksimale të janarit.
Temperatura më e lartë e regjistruar në Australi ishte një rekord prej 50,7 C e cila u regjistrua në aeroportin Onslow të Pilbara më 13 janar 2022.
Në bregun lindor, pjesë të kryeqytetit të Uellsit të Ri Jugor, Sidneit, parashikohet të arrijë 40 gradë Celsius, pothuajse 10 gradë mbi maksimumin mesatar të janarit.