El Shaarawy qëndron te Roma
30 korrik 2018
| 17:42
Reprezentuesi i Italisë në futboll, Stephan El Shaarawy insiston se nuk është duke menduar për largimin nga AS Roma.
“Nuk e mendoj largimin nga Roma pasi jam i lumtur këtu. Kam folur me klubin dhe trajnerin dhe jam i qetë. Unë e di se çfarë do klubi nga unë dhe anasjelltas”, pohuar El Shaarawy.
25-vjeçari ka luajtur për Genoan, Padovën, Milanin dhe Monacon.
/Epoka e re/