![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/elbasan-thaqi.jpg)
Elbasan Thaqi ndahet me Ferizajn
08 dhjetor 2022
| 14:00
Largimet e futbollistëve nga skuadra e Ferizajt po vazhdojnë. Ky klub njoftoi se të enjten është larguar edhe mbrojtësi Elbasan Thaqi.
Ky i fundit nuk ka qenë pjesën e Ferizajt në tre muajt e fundit për shkak të një vendimi të Komisionit Disiplinor.
“FC Ferizaj njofton se edhe zyrtarisht nga dita e sotme i ka ndarë rrugët me qendërmbrojtësin, Elbasan Thaqi. Thaqi tash e tre muaj nuk ka qenë pjesë e ekipet, për shkak të një vendimi të Komisionit Disiplinor brenda klubit që e suspendoi qendërmbrojtësin Thaqi. Shëndet e suksese Elbasan Thaqi!”, thuhet në njoftimin në Ferizajt.