Elbert Krasniqi: Do ta votojë qeverinë dhe presidenten

16 mars 2021 | 13:58

Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, është deklaruar për medie.

Ai ka bërë me dije se të votojë për krijimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentes së Kosovës.

“E takuam zonjën Osmani dhe z. Kurti. Diskutuam për procedurat dhe hapat në vijim për krijimin e institucioneve. IRDK-ja siç e dini është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me një deputet dhe vota jonë do të jetë për krijimin e qeverisë Kurti dhe votë për presidenten Osmani”, ka thënë Krasniqi.

Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian gjatë legjislaturës së kaluar ishte pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nis një etapë e re për një nga futbollistët më…