Elefanti kockë e lëkurë
16 gusht 2019
| 11:06
Një elefante femër 70-vjeçare, e quajtur Tikiiri, është shfaqur në gjendje aspak të mirë shëndetësore, përkrah 60 elefantëve të tjerë që do të marrin pjesë në Festivalin Perahera në Sri Lanka këtë vit.
Në festivalin dhjetëditor budist shfaqen kafshët e dekoruara së bashku me një mori interpretuesish duke përfshirë kërcimtarë, zjarrfikës dhe muzikantë.
Fotografitë e tmerrshme bënë xhiron në rrjete, pasi u shpërndanë nga “Fondacioni Save Elephant”.