Elektricisti ia ndalte rrymën fshatit për ta takuar fshehurazi të dashurën e tij

31 maj 2022 | 14:19

Janë dëgjuar histori të ndryshme të dashurisë. Shumë sakrifica janë bërë në emër të saj.

E një të tillë e kishte bërë edhe një elektricist nga një fshat i Gameshpurit në Indi.

Ai e ndalte rrymën sa herë që do ta takonte fshehurazi të dashurën e tij.

Elektricisti e bënte këtë sa herë që perëndonte dielli.

Siç është raportuar, banorët e fshatit kishin nisur të dyshonin se diçka nuk shkonte, pasi që kompania e cila e menaxhonte rrjetin e energjisë elektrike nuk kishte raportuar për ndonjë prishje dhe as fshatrat përreth nuk kishin ndërprerje aq të shpeshta të rrymës.

Banorët kishin filluar t’i kushtonin vëmendje kohës së ndërprerjes së energjisë elektrike dhe arritën në përfundimin se rryma binte gjithmonë pas perëndimit.

Pas disa ditësh ata kishin arritur ta kuptonin shkaktarin. E ai ishte vet elektricisti i këtij fshati.

Ata fillimisht kishin menduar ta dëbonin nga vendlindja. Por, kur e kishin mësuar historinë detyruan dy të dashuruarit që të martoheshin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
100 persona raportohet të kenë vdekur pas një përleshje në…