‘Elektrosever’ nuk e njeh Republikën e Kosovës, i referohet me fusnotë
Kompania ‘Elektrosever’ në marrëveshjen për aderim në rregullat e tregut, në vend të termit ‘Republika e Kosovës’ është vendosur “Kosovo*”. Për këtë KOSTT nuk ka aprovuar një ndërhyrje të tillë.
Ky nënstacion i tensionit të lartë në Vallaq furnizon me energji elektrike veriun e Kosovës.
Zyrtarë të lartë të Beogradit thanë që Kosova, po tenton ta marrë me njësinë speciale të Policisë.
Kjo nuk ndodhi, por u arrit një marrëveshje në Bruksel mes dy qeverive që faturon qytetarët serb në veri të vendit.
Megjithatë kompania “Elektrosever” nuk po e respekton marrëveshjen.
Kjo pasi që në dokumentet që ka shkëmbyer me KOSTT, Kosovën nuk po e njeh si republikë.
Kjo ka bërë që marrëveshja që duhet të fillojë implementimin është tre muaj me vonesë.
Lidhur me këtë çështje përveç KOSTT, T7 kërkoi informata edhe nga Qeveria e Kosovës e zyrtarë të Bashkimit Evropian por nuk dhanë ndonjë qëndrim.
E, këtë ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama po e konsideron provokim nga ana serbe
Lama thotë gjithashtu se Kosova nuk duhet të bie në këtë grackë.
Pikat dy dhe tre të marrëveshjes janë pikat që “Elektroseveri” nuk ka respektuar që nga fillimi i nënshkrimit të marrëveshjes.