Elena Halilaj shpallet zëri më i mirë i Festivalit ndërkombëtar të arteve për fëmijë dhe të rinj
05 korrik 2019
| 09:02
Nxënësja Elena Halilaj ka fituar dy çmime në Festivalin ndërkombëtar të arteve për fëmijë dhe të rinj “Magia Italiana”.
Festivali është mbajtur nga 29 qershor deri më 4 korrik 2019 në Rimi të Italisë, ku Elena Halilaj zuri vendin e dytë në festival dhe po ashtu u shpall zëri me i mirë në festival.
Pjesëmarrës në këtë festival ishin mbi 100 fëmijë dhe të rinj që përfaqësonin 17 shtete të Evropës.