Elena Sadiku thyen rekord botëror, bëhet trajnerja më e re në historinë e Ligës së Kampioneve
“Elena Sadiku ka thyer një rekord botëror duke u bërë trajnerja më e re në historinë e Ligës së Kampioneve. Mbrëmjen e së martës, 30-vjeçarja hyri në histori”, ka shkruar në “Facebook” gazetari Astrit Gashi.
Ai shkruan më tej se: “Ajo theu rekordin që mbahej nga Julian Nagelsmann, i cili ishte 31 vjeç kur drejtoi Hoffenheim në vitin 2018, dhe u bë trajneri më i ri ndonjëherë në Ligën e Kampioneve. Tani, asnjë trajner tjetër, as në anën e meshkujve dhe as të femrave, nuk ka qenë më i ri se Sadiku. Ajo mori drejtimin e Celtic në janar të këtij viti dhe e udhëhoqi ekipin drejt pjesëmarrjes së parë historike në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve për femra”.
“Ndërkohë, unë jam shumë krenar që kam pasur fatin të prezantoj Elenën para më shumë se një dekade. Kjo ka ndodhur sepse gjithmonë kam prezantuar vetëm vlera! Të lumtë, Elena!”, ka përfunduar postimin Astrit Gashi.