Elettra Lamborghini shënon rekord me “Pem Pem”
15 qershor 2020
| 12:11
Nuk shquhet për vokal të jashtëzakonshëm dhe shumë e dyshuan rrugën e saj në muzikë. Por, Elettra Lamborghini duket se po bën një karrierë të mirëfilltë pasi muzika e saj ka kaluar kufijtë e Italisë.
“Pem pem”, hiti i 2018, është dëgjuar nga 70 milionë njerëz në Spotify, duke e bërë këngën më të dëgjuar nga një artistë italianë në këtë platformë.
26-vjeçarja u ngjit edhe në skenën e Sanremo 2020 me këngën muzika, ku mori edhe kritika pozitive.
Investimi duket se po i jep frytet e tij, teksa Lamborgini ka zënë vendin e saj në tregun muzikor.