Elez Osmani: Koekzistenca ndërfetare në mendimet dhe praktikën e dr. Rexhep Bojës
Kumtesë nga Elez Osmani për figurën e dr. Rexhep Bojës, në konferencën shkencore të mbajtur në Prishtinë me 18-19 tetor 2024, “Dr. Rexhep Boja, prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”.
Të nderuar pjesëmarres të nderuar organizator, fillimisht dëshiroj t’ju pershendes dhe tu uroj për punen e vyer që jeni duke berë.
Kumtesen time e emërtova “Koeksistenca ndërfetare në mendimet dhe praktikën e dr. Rexhep Bojës “, sepse ky terë jetën e pati ketë plotformë.
Me dr. Rexhep Bojën u njoha kur punonim, si profesorë, në Medresenë e Mesme Alaudin në Prishtinë, në vitet 1985 e tutje.
Medreseja ishte një mjedis i ri për të, andaj dukej i heshtur, por i qetë, fjalë pak, por serioz në çdo bisedë që bënte. Me nxënës dhe me kolegë ishte i afërt, por përherë i thellë ne mendime. Natyrisht, ne të gjithë arsimtarët, kishim konsideratë për të, sepse ai ishte i vetmi nga Kosova, në atë kohë, që ishte doktoruar në botën arabe. Përveç kësaj, ai me mënyrën e sjelljes së tij karakteristike të bënte për vete. Mirëpo, kurrë nuk e kisha menduar, se më vonë, do të ishim bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij. Po ashtu, në ato vite, nuk kisha menduar se ai do të ishte Kryetar i BIK-ut, që ishte gjetja me e qëlluar, jo vetëm për atë kohë, por ishte ndër zgjedhjet me të vyera të Bashkësisë Islame të Kosovës,per ete ka meritë te veçantë muftiu i sotem Naim ef.Ternaava
Mund të thuhet prandaj, se ne ruajmë kujtime nga më të ndryshmet, që nuk do të harrohen kurrë, qoshin ato çaste të lumtura, qofshin vështirësi nga më të ndryshmet nëpër të cilat kemi kaluar. Prandaj bashkëpunimi me të, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e të gjithë bashkëpunëtorëve që ka pasur në gjithë veprimtarinë e tij për lirinë dhe bashkëjetesën fetare në Kosovë. Prandaj, të gjithë jemi krenar, që kemi pasur një personalitet aq të përkushtuar dhe aq vizionar për ta udhëhequr BIK-un. Dhe me gjerë
Të gjithë kronikët pajtohen, se dr. Rexhep Boja, ishte një veprimtar që tërë jetën ia kishte kushtuar çështjes shqiptare dhe asaj fetare, siç ishin liria e Kosovës dhe demokratizimi i Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe gjendjen e shqiptarëve në trojet e tyre të tjera në ish-Jugosllavi, por edhe jetës së shqiptarëve kudo që jetojnë.
Në veprimtarinë e tij publike dhe fetare, nuk e kanë frikësuar as kërcënimet, as persekutimet, as shpifjet, as egërsia e pushtuesit të kaluar. Me punën e tij, ishte i palodhshëm dhe i palëkundur për të mirën e atdheut dhe fesë. Janë të shumta rastet kur dhunën e kishte mundur me buzëqeshjen e tij karakteristike, kur despotizmin e kishte mundur me sarkazmin e veçantë të tij, propagandën për pagabueshmërinë e njerëzve të pushtetshëm, e kishte mundur me ironinë e tij intelektuale, ndërsa kokëfortësinë e të tjerëve, e kishte mundur me këmbënguljen për të bërë vepra të mira, kurse injorancën e të tjerëve e kishte mundur me të vërtetën e tij diturore.
Të gjitha këto karakteristika, prandaj, janë pjesë e veprimtarisë së tij, lexuesi i gjen kudo, në intervistat, në shkrimet e tij, gjë që janë kronikë jetësore e autorit
Dr. Rexhep Boja, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ishte erudit dhe i tillë ka mbetur edhe sot e gjithë ditën. Ishte njohës i mirë i traditës, por ishte edhe popullor.Kishte një karakter te fortë e te pa lëkundur, i mbajtur fortë pas vetedijes fetare e kombëtare,pas principeve morale,i mençur e i urtë,fjalëpak e fjalëmbël i thjeshtë e i komunikueshem, i gjendshem dhe pa bujë, ky ështe profili njerëzor i dr Rexhep Bojes. Mbi të gjitha, ai ishte vizionar i shkëlqyer. Fatmirësisht, në këtë rrugëtim jetësor në shërbim të vendit, nuk ishte vetëm, ngase njerëzit e mëdhenj shumë rrallë janë vetëm.
Me këtë rast, do të sjellë para jush, disa momente të zgjedhura, nga qëndrimi im,në New York, me të, ngase në qershor të vitit 1999, kemi marrë pjesë në “Konferencën botërore për fe dhe paqe”, me ftesë të dr. Wiliam Vendlit.
Siç mesohet nga Websajti i dr.Vendlit Ky me 1 qershor 1999 i shkruan Z. Kofi Annan Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara
“Unë ju shkruaj për të sjellë në vëmendjen tuaj ardhjen Dr. Rexhep Bojës , Myftiut të Bashkësisë Islame në Kosovë këtë javë në Nju Jork .Ndjeva se Shkëlqesia Juaj do të dëshironte të njihte praninë e tij. Dëshiroja gjithashtu të njohtoj Shkëlqesinë Tënde për një mundësi, , për t’u takuar shkurtimisht me të.këte duhet ta vlerësosh të përshtatshme Pastaj e informon se Dr. Boja ka qenë një bashkëpunëtor i shquar në punën ndërfetare që Konferenca Botërore për Fenë dhe Paqen (WCRP) kishte iniciuar në Kosovë. Por situata aktuale ushtarake atje e ka ndërprerë tragjikisht këtë punë.
Megjithatë, WCRP mbetet në kontakt të drejtpërdrejtë me të gjithë udhëheqësit e lartë fetarë nga Kosova dhe homologët e tyre në zona të tjera të Ballkanit. WCRP është duke përgatitur në heshtje rifillimin e aktiviteteve në terren në Kosovë me komunitetet fetare sapo ta lejojnë rrethanat.
Në Nju Jork për një Simpozium të WCRP për Kosovën, më 2 qershor, orari i mëpasshëm i Dr. Bojës do t’i mundësonte atij një farë fleksibiliteti të enjten ose të premten, 4-5 qershor 1999. Më pas ai do të kthehet në Stamboll, ku ka krijuar një zyrë për Kosovën Bashkësisë Islame.
Para se te fillojnë punimete Konferencës dr. Rexhep Boja, pati një takim.
Rabain Shnaider, kryetar (atehere) i sinagogave te New Yorkit.Rabai I shfaqi deshiren e tij per ta ndertuar njē xhami .Ishim ne prag te nenshkrimit te marreveshjes s e Kumanoves. Pas je muaji Dr.Boja e lejmron Rabain se lokacioni per ndertimin e Xhamise është ne fshatin Jabllanicë – Shqiponjë te Dushkajes.Ata e financuan e ndertuan dhe e përuruan se bashku me dr.Bojen ,inaugurimin e sajë.
Pastaj vazhdoi punen në këtë konferencë botërore. Kosovën e përfaqësonin të dy prijësit fetarë, dr. Rexhep Boja dhe Imzot Mark Sopi. E veçanta e qëndrimit të tyre në atë konferencë ishte se ata,me uniforma klerikēsh te ndryshme, të dy rrinin bashkë, dhe së bashku i trajtonin të njëjtat probleme madhore të Kosovës, të luftës për liri dhe të fesë, para kolegëve të tyre botërorë.
Unë do të sjellë para jush, disa pjesë nga intervista e dr. Rexhep Bojës dhënë gazetës Nju Jork Times, botuar më 12 qershor të vitit 1999, ku theksohen çështjet kryesore të Kosovës së atyre ditëve.
Intervista e dr Rexhep Bojës në Nju Jork Times-it
Nëse lexohet me vëmendje intervista e dr. Rexhep Bojës dhenë Nju Jork Times-it, që në vitin 1999, kur atje ishim, disa ditë para dhe disa ditë pasi të nënshkruhej Marrëveshja e Kumanovës, është e udhës të theksohen disa çështje interesante që, përveç të tjerash, shpalojnë edhe përkushtimin atdhetar dhe fetar të dr. Rexhep Bojës.
Së pari, ai nuk e fsheh faktin se edhe shtëpia e tij në Prishtinë ishte djegur, kurse familjarët e tij , ishin maltretuar dhe pastaj, pasi ju ishte marrë çdo gjë, ishin nxjerrë në kolonën e madhe të të dëbuarve dhe ishin përcjellë nën tyta armësh deri te stacioni i trenit që të dëboheshin nga Kosova. Por, ai kërkon që kjo çështje e familjes së tij, të mos bëhej sensacion përmes shtypit të kohës, ngase kështu i kishte ndodhur gjithë popullit shqiptar të Kosovës. ..
po aty Ai nuk e pranon me fakte përshtypjen e përhapur, se historia e Ballkanit nuk është gjë tjetër veçse një kronikë e luftës fetare. Në Kosovë, është krejt e kundërta, tha ai: tre komunitete fetare–myslimane, ortodokse dhe katolike romake–bashkëjetuan prej kohësh në mënyrë paqësore…
Më tutje, ai duke folur për Bashkësinë Islame të Kosovës, për të cilën flet se po ashtu është rrënuar, tregon edhe veprimtarinë e saj për jetën e përditshme dhe për rolin arsimor që kishte Bashkësia gjatë gjithë kohës së pushtimit serb.
Një e dhënë tjetër interesante është edhe qëndrimi që shpalos në Nju Jork për mos pjesëmarrjen e priftërinjve ortodoks nga Kosova në Konferencën Botërore të fesë dhe Paqes. Duke folur për qëndrimin e tyre, duke mos e dënuar gjenocidin ndaj shqiptarëve nga pushteti dhe populli serb, ai gjen një lloj arsyetimi se ata ishin nën diktatin e pushtetit, që ishte i ngjashëm me pushtetet komuniste, andaj një fjalët e tyre kundër mund t’i kushtonte me jetë.
… Ai kishte vizituar refugjatët në Fort Dix, N. J., dhe po ashtu e dinte se së shpejti do të këshillonte familjet, që të mësonin, se jo vetëm për shtëpitë dhe mjetet e jetesës së shkatërruar, por edhe për djemtë e vrarë dhe për vajzat e përdhunuara.
Ajo që dukej se ishte konstante, megjithatë, ishte bindja e tij se me ndihmën e “kombeve të qytetëruara”–së pari ndër to, Shtetet e Bashkuara, në sytë e tij një model i pluralizmit fetar–rindërtimi dhe toleranca mund të kapërcejnë rrënimet dhe hakmarrjen…”
Këto janë vetëm disa nga çështjet që dr. Rexhep Boja i kishte bërë publike, që në vitin 1999 në gazetën Nju Jork Times.
Kësodore vizioni i tij atdhetar, si dhe njohuritë e tij për të ardhmen e Kosovës, edhe pas gjithë asaj lufte shkatërrimtare, mbështetej te faktori i aleancave me shtetet që kishin dhënë shumë për lirinë e Kosovës, në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Elez Osmani.
Prishtine 18-19 tetor 2024