Elezaj dhe Brahimaj takohen me Kolë Prendin
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj i shoqëruar nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj janë takuar me njërin nga themeluesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Klinë, Kolë Prendi.
“Bashkë me Kolën e shumë të tjerë, do ta forcojmë edhe më shumë Klinën, e do ta ndryshojmë Kosovën”, ka shkruar Brahimaj.
“Sot, bashkë me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezi, pritëm në takim njërin nga themeluesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Klinë, Kolë Prendi. Kola u rikthye në shtëpinë të cilën dikur e ndërtoi, në Aleancë. Dikur ishte njëri ndër asamblistët më të votuar në Klinë. Ai sot vendosi ta rikonfirmoj se Aleanca mbetet alternativa e vetme për Klinën dhe për të gjithë Kosovën. Të njëjtin konfirmim, në ditët në vijim do e marrim edhe nga shumë miq e bashkëpunëtorë të tij. Bashkë me Kolën e shumë të tjerë, do ta forcojmë edhe më shumë Klinën, e do ta ndryshojmë Kosovën. Mirë se vjen në shtëpinë tënde Kolë!”, ka shkruar Brahimaj në profilin e vet në “Facebook”.
(Faton DERMAKU)