Elezaj emëron drejtor të Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit, Aziz Deskun
Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj,ka njoftuar se sot ka emëruar drejtor të Drejtorisë së Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit, Aziz Deskun. Elezaj ka treguar se këtë drejtori Desku e ka udhëhequr edhe në mandatin e kaluar të tij dhe, për shkak të punës së mirë, e ka riemëruar drejtor.
“Azizi e ka udhëhequr këtë drejtori edhe më herët si dhe gjatë mandatit tim të parë. Ai ka punuar edhe si zyrtar kryesor financiar në këtë drejtori e për një periudhë ka qenë edhe u. d. i kryeshefit ekzekutiv në komunën e Klinës, ku ka treguar profesionalizëm, transparencë dhe sukses të madh në menaxhim, për çka ka marrë edhe vlerësime pozitive nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Gjatë fushatës zgjedhore kam premtuar drejtorë apolitikë dhe profesionistë. Azizi nuk është apolitik, por vjen nga një parti tjetër politike me të cilën nuk kemi marrëveshje bashkëpunimi për pozita të drejtorive komunale dhe emërimi i tij është bërë duke u bazuar në përgatitjen e tij profesionale, zotësinë e tij në menaxhim dhe sinqeritetin e tij në punë dhe kujdesin që ka ndaj parasë publike e jo në aspektin politik.
Aziz, urime!
Na priftë e mbara!”, ka shkruar kryetari Elezaj në llogarinë e vet në “Facebook”.