Elezaj uron besimtarët krishterë të Klinës për festen e Krishtlindjes

25 dhjetor 2019 | 15:19

Në Kishën Zoja e Këshillit të Mirë në Klinë është mbajtur mesha e Krishtlindjes, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, i cili shoqërohej nga drejtorë të drejtorive të komunës dhe qytetarë.

Mesha në përkujtim të lindjes së Jezu Krishtit ka nisur me një mesazh urimi nga Don Agim Qerkini, i cili është lutur për paqe, qetësi, dashuri dhe gëzim, duke uruar besimtarët krishterë për festën.

Ndërsa kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, në mesazhin e urimit ka theksuar se festat fetare gjithmonë kanë përcjellë mesazhin e harmonisë ndërfetare te populli shqiptar.

“Në emrin tim dhe të institucionit të cilin drejtoj, shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë qytetarët e besimit katolik, duke iu dëshiruar paqe, shëndet, begati e harmoni në familjet tuaja. Festat fetare të të gjitha besimeve te shqiptarët çdo herë kanë përcjellë mesazhin e harmonisë ndërfetare, duke dhënë shembull të mirë për popujt tjerë. Gëzuar!”, ka thënë Elezaj.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Junikut ka shfaqur shqetësimin e saj, ku pas…