Elezaj, vizitë zyrtare në Zvicër për shkëmbim të përvojave
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Lorenc Marleku, dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Skender Merturi, janë duke qëndruar për vizitë zyrtare në Zvicër.
Me këtë rast, në ditën e parë të kësaj vizite, kryetari Elezaj dhe drejtorët kanë vizituar Komunën e Nottwilit, ku janë pritur nga kryetari i kësaj komune, Walter Steffen.
Delegacioni nga Klina janë njoftuar me të gjitha shtyllat e formës së organizimit të kësaj komune, po ashtu edhe për mundësinë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Nottwilit me Komunën e Klinës, në disa fusha të jetës.
Me këtë rast, delegacioni nga Klina ka shfrytëzuar mundësit e takimeve në shumë fusha, duke u nisur nga fusha e arsimit, të cilët e kanë vizituar shkollën e kësaj komune, vatër të dijes, ku mësimet i vijonin edhe nxënësit shqiptarë.
Një vizitë është realizuar edhe në organizatën e menaxhimit të mbeturinave, me ç’rast kryetari Elezaj dhe drejtorët janë njohur me një sistem interesant të menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit të tyre.
Elezaj me stafin e tij, ka vazhduar agjendën duke vizituar palestrat sportive, gjithashtu edhe hapësirat tjera në lëmi të kulturës.
/Epoka e re/