Elezi: Deri të martën do të përmbyllim numërimin e të gjitha fletëvotimeve me postë

03 mars 2025 | 14:17

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se deri të martën do të përmbyllin numërimin e të gjitha fletëvotimeve me postë.

Ai në një deklaratë për medie, ka thënë se pastaj do të fillojnë me numërimin e fletëvotimeve me kusht, i cili është zhvilluar në 56 vendvotime.

“Brenda një kohe të shpejt deri në ditën e martë do të arrijmë të përmbyllin numërimin e të gjitha fletëvotimeve me postë dhe pas kësaj do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve me kusht, i cili është zhvilluar në 56 vendvotime, si dhe pastaj numërimit të votave të personave me nevoja të veçanta. Pasi t’i përmbyllim të gjitha këto procese dhe pasi të marrim konfirmimin nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatës Supreme se nuk ka ndonjë çështje e cila është duke u shqyrtuar në këto institucione, atëherë KQZ-ja do të mund të shpallë rezultatin përfundimtar për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanadaja po e rrit praninë ushtarake dhe diplomatike në Arktik,…