![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-155246.png)
Elezi i KQZ-së: Janë mbi 15 mijë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë 13 mijë e 801 vota me kusht dhe 2 mijë e 597 vota të personave me nevoja të veçanta.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një deklarim për gazetën online Reporteri.net ka bërë të ditur se sipas procedurave të KQZ-së, këto zarfe me fletvotime do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta.
“Numri i zarfeve me flëtëvotime me kusht të cilat janë pjesë e votimit me kusht nga dita e zgjedhjeve më 9 shkurt në 38 qendrat e votimit me kusht është: 12,801 vota. Sipas procedurave të KQZ-së, këto zarfe me fletvotime do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është: 2,597 vota.”, ka thënë Elezi.