Elezi: KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it
26 janar 2021
| 16:23
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se ky institucion do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së në me moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë.
Elezi në një konferencë për medie, ka bërë me dije se sipas vendimeve të PAZP-së partitë mund të ankohen në Gjykatën Supreme, nëse kanë ndonjë pakënaqësi.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes së cilave vërtetohen vendimet e KQZ-së. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it, pra do të presim sepse në fund të tyre ka këshilla juridike, sipas të cilave është e lejuar ankesa në Gjykatën Supreme”, ka thënë Elezi.