Elezi: Rreth 16 mijë pako të supozuara me fletëvotime kanë ardhur nga diaspora

11 shkurt 2021 | 17:04

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se në këtë institucion kanë arritur 15 mijë e 966 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora.

Elezi ka thënë për “Epokën e re” se pranimi i këtyre pakove është duke u bërë me përcjellje të policisë dhe vëzhguesve të partive politike.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës. Deri më tani (e enjte, ora 16:00) numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 15 mijë e 966. Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare të akredituara”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Ruzhdi Kurtishaj, ka…