Elezi: Shtetasit e Kosovës që refuzohen mund të riaplikojnë për regjistrim si votues jashtë Kosovës

24 nëntor 2024 | 13:13

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se shtetasit e Kosovës që refuzohen mund të riaplikojnë për regjistrim si votues jashtë vendit.

“Është e rëndësishme ta theksojmë se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nuk është përjashtues. Kjo do të thotë se nëse një shtetas i refuzohet aplikimi, ky nuk është një refuzim përfundimtar, pasi i njëjti ka të drejtë të ri-aplikojë. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, ka thënë Elezi për “Kosovapress”..

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në datë 22 nëntor 2024, në qytetin e Cetinjës, Mal…