Elezi: Vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës

30 janar 2025 | 15:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat e vendvotimit për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë do të bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në lidhje me këtë çështje ka bërë me dije se kamerat do të vendosen në skajin tjetër të vendit ku do të jetë e pranishme kabina e votimit në qendrat e votimit në Kosovë.

“Vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat brenda vendvotimit bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim. Vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës, pasi ato do të vendosen në skajin tjetër të vendit ku do të jetë kabina e votimit dhe në asnjë rrethanë nuk do të mund të regjistrojë shënjimin e preferencës së votuesit”, ka thënë Elezi.

Sa i përket ruajtjes së regjistrimeve të kamerave, zëdhënësi i KQZ-së, ka thënë se këto regjistrime do të jenë me kohë të përkoshme deri tek shkatërrimi i materialit zgjedhor.

“Ruajtja e regjistrimeve të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor, me përjashtim të atyre nga vendvotimet ku evidentohen parregullsi me qëllim që t’iu ofrohen institucioneve ligjzbatuese”, ka thënë Elezi për “RTV21.tv”.

Ndërsa në qasjen e videoregjistrimeve sipas Elezit do të ketë qasje vetëm me vendime dhe kërkesa të institucioneve ligjzbatuese.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë ish-kryetari i parë i Shoqatës së Invalidëve…