Elhami Shabani lufton për medaljen e bronztë të Evropës

26 maj 2022 | 17:23

Karateisti Elhami Shabani është në rrugë të mbarë për ta fituar medaljen e bronztë të Evropës, të parën e këtij niveli në karrierën e tij.

Shabani ka shënuar katër fitore në kategorinë deri në 75 kilogramë, në Evropianin që po mbahet në Gaziantep të Turqisë. Humbjen e vetme e pësoi në raundin e tretë, ndërsa garën drejt medaljes e vazhdoi përmes repesazhit, ku shënoi dy fitore të tjera. Lufta për të bronztën zhvillohet të shtunën, ndërsa garuesi i Kosovës përballë do ta ketë Hamza Turulja të Bosnjë-Hercegovinës. Në ditën e parë të garave, vetëm Shabani vazhdoi rrugën drejt medaljes.

Garuesit e tjerë si Fortesa Orana (+68), Melos Gashi (-84 kg), Shpresim Shabani (84+) dhe Adelina Rama (-61 kg) u ndalën kryesisht në raundin e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup i grave afgane kanë protestuar në Kabul kundër…