![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/C50E71DA-7D2D-41B1-8C99-466567888C16.jpeg)
Eliminimi i Keisit nga Big Brother, reagon Sabiani: Nuk besoj se e nxori publiku
16 prill 2023
| 11:32
Keisi Medini ishte banorja që u largua mbrëmë (e shtunë) nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Këngëtarja e njohur ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Pas eliminimit, një reagim në lidhje me këtë e ka bërë babai i saj, artisti Sabiani.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/Screenshot_7-27.png)
Në një postim të hedhur në InstaStory, ai thotë se e nxorën Keisin pasi jeta iu bë telenovelë dhe se nuk beson se e largoi publiku.
“E nxorët engjëllin tim pasi jeta iu bë telenovelë, nuk besoj se e ka nxjerr publiku. Gjithsesi i lumtur që më është kthyer në shtëpi”, u shpreh ai.
Keisi ndërkaq ka pasur disa situata brenda BBVA, përfshirë njohjen me Kristi Aliajn dhe hyrjen e babait të saj brenda.