Eliminimi nga Kupa ia ‘ha’ kokën Shpëtim Duros

11 shkurt 2019 | 12:23

Skuadra e Dritës nga Gjilani ka njoftuar se trajneri Shpëtim Duro ka dhënë dorëheqje, pas eliminimit nga gara e Kupës.

“Pas një takimi që kishim menjëherë pas ndeshjes së djeshme, me një marrëveshje mes dy palësh është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi. Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, dhe dalja nga objektivi i vetëm i klubit për këtë sezon, Duro ka ofruar dorëheqjen, gjë që është pranuar nga klubi bardh e kaltër. FC Drita e falënderon profesor Duron për punën profesionale që ka bërë me klubin dhe i dëshiron shumë suksese”, thuhet në njoftimin  Dritës.

Drita që është kampione aktuale e Superligës, përveç eliminimit nga Kupa është edhe jashtë garës për titull të kampionit.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahovecit i ka takuar derbi i kësaj fundjave në Superligën…