Eliminohen Drita, Llapi dhe Flamurtari

28 nëntor 2019 | 16:18

Janë zhvilluar sot ndeshjet e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës. Të gjitha ndeshjet filluan me një minutë heshtje në shenjë respekti për viktimat e tërmetit të ndodhur këtë javë në Shqipëri.

Ndeshja më interesante ishte ajo në Suharekë, ndërmjet Ballkanit dhe Dritës, e cila në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll baras 1-1, derisa në serinë e penalltive më e mirë u tregua skuadra e Ballkanit, e cila fitoi me rezultat 5-4.

Mjaft interesant ishte edhe dueli në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku Feronikeli e mundi Llapin, me rezultat 1-0, me golin e Haxhi Nezirajt, në minutën e 87-të.

Rezultatet

Feronikel i- Llapi           1-0
Ballkani – Drita                1-1 (5-4, pas penalltive)
2 Korriku – Istogu                   1-0
Dukagjini – Besa            2-1
Vëllaznimi – Ferizaj        2-4
Arbëria – Onix               1-0
Vitia – Ramiz Sadiku     5-1
Ulpiana – Liria               1-3
Malisheva – Gjilani        0-3
Dardana – Vllaznia                  3-3 (4-3, pas vazhdimeve)
Dardanët – Trepça ’89   0-5
Flamurtari – Vushtrria   1-3
Minatori – Prishtina       0-4
Drenica – Fushë Kosova 3-1
Trepça – Drenasi            1-1 (2-1, pas vazhdimeve)
A&N – KEK-u               4-1

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Adelinë Nitaj Nënshkrimi i deklaratës së Ohrit për krijimin…