Eliminohen kampionët dhe skuadra më e mirë e sezonit të rregullt
Skuadra kampione e Milwaukee Bucks ka dorëzuar titullin pas humbjes që pësoi në fushën e Bostonit me rezultatin 109-81. Bucks u mendua se do të kualifikoheshin në finale pasi udhëhiqnin 2-3 me ndeshje, por Celtics përmbysën gjithçka në favorin e tyre, duke fituar dy sfidat e fundit dhe krejt serinë 4-3.
Ndeshja e u dominua nga Bostoni, ku shkëlqyen Grant Williams me 27 pikë e Jayson Tatum me 23 pikë. Në finalet “play-off” në Konferencën e Lindjes, skuadra e Celtics do të përballet me Miami, që ka faktorin fushë në favorin e saj.
Në Perëndim vjen surpriza më e madhe, pasi eliminohet ekipi i Phoenix Suns, skuadra me rekordin më të mirë në sezonin e rregullt dhe që konsiderohej favoritja kryesore për titull. Suns u mposhten me rezultat 123-90 në fushën e tyre nga Dallas Mavericks, që fituan 4-3 serinë e gjysmëfinaleve.
Ndeshje e dominuar nga Dallas, ku u dalluan Luka Donqiq me 35 pikë e 10 rebound, Dinwiddie me 30 pikë e Brunson me 24 pikë, një trio që udhëhoqi teksanët drejt suksesit. Ndeshje për t’u harruar për Phoenixi, ku mungoi lojtari lider dhe ku zhgënjyen të gjithë titullarët.
Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale “play-off”
Miami – Philadelphia (4-2)
Boston – Milwaukee 109-81 (4-3)
Konferenca e Lindjes – Finale “playoff”
Miami – Boston
Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”
Phoenix – Dallas 90-123 (3-4)
Memphis – Golden State (2-4)
Konferenca e Perëndimit – Finale “play-off”
Golden State – Dallas