Eliminohen Sharapova dhe Kerber

20 janar 2019 | 16:38

Dita e 7 e “Australian Open” ka dhuruar disa surpriza, dy nga të cilat ndodhën në kategorinë e femrave.

Maria Sharapova dhe Angelique Kerber i thanë lamtumirë përpara kohe turneut të parë “Grand Slam” të vitit, pasi u eliminuan në fazën e 1/8-ave të finaleve.

Tenistja ruse Sharapova u eliminua nga Ashlei Barty, me australianen që fitoi 2-1. Sharapova e nisi më mirë sfidën teksa fitoi setin e parë 6-4, por Barty iu kundërpërgjigj ish-numrit 1 të botës, duke fituar dy setet e tjerë 6-1 dhe 6-4.

Edhe më keq shkuan gjërat për numrin 2 të botës, Angelique Kerber, që u eliminua nga debutuesja Danielle Collins. Tenistja amerikane ishte e papërmbajtshme ndaj Kerber dhe e dominoi totalisht ndeshjen, të cilën e mbylli brenda 56 minutave, duke e fituar 2-0 me sete 6-0 dhe 6-2.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngrirja e Liqenit të Pukës ka alarmuar bashkinë. Kryebashkiaku i…