Eliminohet edhe Akil Gjakova
19 shkurt 2021
| 13:40
Pas Laura Fazliut, edhe Akil Gjakova është eliminuar nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Akili u eliminua në rundin e tretë nga xhudisti italian, Giovanni Esposito. Akili ishte shumë më i mirë në këtë përballje që zgjati afër 10 minuta. Por, një tentim për të fituar me ippon, i kushtoi dhe në fund ishte italiani që u kualifikua në çerekfinale.