Eliminohet Ferizaj

06 tetor 2024 | 17:55

Fituesi i Kupës së Kosovës në hendboll, Ferizaj, është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Ferizaj të dielën u mposht 40:18 nga skuadra spanjolle Caja Rural Aula Valladolid. Edhe ndeshja e dytë u luajt në Valladolid të Spanjës.

Të premten Valladolidi e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 39:12 dhe avancon në raundin tjetër.

Ferizaj ka udhëtuar me fond të limituar të lojtareve për në Spanjë. Tri prej lojtareve kryesore nuk u pajisën me viza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën i është dhënë lamtumira e fundit, Azem Krasniqit,…