![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/03/20201025_gsbudapest_78_gs_bronze_kuka_loriana86.jpg)
Eliminohet Loriana Kuka
10 mars 2024
| 14:53
Xhudistja Loriana Kuka, është eliminuar nga Grand Prix Upper Austria, që po mbahet në qytetin e Linzit.
Ajo është mposhtur në xhiron e dytë, nga kroatja, Karla Prodan.
Kuka ka garuar ë kategorinë deri në 78 kilogramë.
Xhudistja nga Kosova në xhiron e parë ka fituar ndaj italianes Irene Caleo.
Pas eliminimit të Loriana Kukës, Kosova e ka mbyllur pa medalje Grand Prixin e xhudos në Austri.