Eliminohet Venus Williams

27 maj 2019 | 17:59

Në Paris nisi turneu i dytë “Grand Slam” i vitit në tenis, “Roland Garros”.

Në kampin e femrave bie në sy eliminimi i Venus Williams që në raundin e parë. Tenistja amerikane u mund nga tenistja ukrainase, Elina Svitolina, me rezultatin 2-0. Svitolina ishte superiore ndaj Venus Williamsit duke i fituar setet e sfidës me rezultatin 6-3 dhe 6-3.

Me vështirësi u kualifikua për në raundin e dytë Garbine Muguruza, me tenisten spanjolle që mundi Townsend me rezultatin 2-1. Ishte Townsend ajo që fitoi setin e parë 7-5, por Muguruza përmbysi gjithçka, duke fituar dy setet e tjera me rezultatet 6-2 dhe 6-2.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prani të ambasadorit të Francës, Didier Chabert, në zyrën…