Eliot Engel bën thirrje për qetësi në Shqipëri
27 qershor 2019
| 18:36
Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve, u ka bërë thirrje të gjitha palëve “të qëndrojnë larg konfrontimit, të tregojnë përmbajtje maksimale dhe të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës”.
Në një deklaratë, Engel ka shprehur shqetësim për gjendjen e tensionuar në Shqipëri, ku siç tha ai, udhëheqësit politikë duket se kanë arritur një “rrugë pa krye”.
Kjo mosmarrëveshje, thotë ai, mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe në bazë të sundimit të ligjit.
Në deklaratën e tij thuhet se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe meriton një të ardhme evropiane, por sipas tij krizat e përsëritura rreth zgjedhjeve e minojnë ecjen e saj përpara, raporton “VOA”.