Eliot Engel nesër largohet nga kongresi, në fjalimin lamtumirës përmend Kosovën

02 janar 2021 | 19:43

Miku i madh i shqiptarëve Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi amerikan pas 32 vjetësh.

“Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nder jetësor t’u shërbej njerëzve të Bronxit dhe Westchesterit dhe jam përjetësisht falënderues që më u ofrua mundësia t’ju përfaqësoj në Uashington. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj”, ka shkruar Engel në “Facebook”.

Ai ka postuar fjalimin që e mbajti më 17 dhjetor, ku foli edhe për Kosovën për të cilën tha se ka një vend të veçantë në zemrën e tij.

“Gjithmonë kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin dhe në veçanti për Kosovën. Në vitin 1999, e kam përkrahur fuqishëm intervenimin e administratës Clinton në Ballkan. Ne e dimë se parandaluam gjenocidin. Që nga atëherë kam qenë përkrahës i sovranitetit të Kosovës dhe pavarësisë. Shteti ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë shtete tjera të rëndësishme”, u shpreh Engel.

Ndryshe, Engel së fundi ishte kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është rrahur në sheshin qendror të Mitrovicës, ku…