Eliot Engel rikthehet në Kongres, feston me simbolin e shqiponjës
Kongresmeni amerikan Eliot Engel, mbështetës i hapur i shqiptarëve, ka treguar me një gjest të thjeshtë se anën e kujt mban edhe në rastin e gjobitjes së futbollistëve Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka nga FIFA për mënyrën sesi e festuan fitoren kundër Serbisë , duke bërë shenjën e shqiponjës.
Pas marrjes se mandatit në Kongres, Engel është fotografuar duke bashkuar duart mbi gjoks në të njëjtën mënyrë.
Veprimi i tij tejet domethënës është përshëndetur gjerësisht nga komuniteti shqiptar.
Por, Engel nuk ishte i vetmi qe rreshtohet në anën e Xhakës e Shaqirit. Të njëjtin gjest bëri edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, çka ka ngjallur reagimin e fortë të presidentit serb. Aleksandër Vuçiq.
“Kroatët dhe shqiptarët na urrejnë, kishte thënë Vuçiqi.
Foton, që duket u ka dhembur shumë, e kanë shpërndarë edhe një pjesë e mirë e medieve serbe.
FIFA për çdo rast nuk i ka ndëshkuar ashpër futbollistët shqiptarë, duke u mjaftuar vetëm me gjobë e duke mos i ndaluar të marrin pjesë në lojërat e ardhshme.