Eliot Engel uron FSK-në për misionin e parë jashtë vendit
Ish-kongresmeni amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel ka përshëndetur mision e parë paqeruajtës të FSK-së jashtë vendit.
“Urime Republikës së Kosovës për bashkimin në misionin tuaj të parë paqeruajtës ndërkombëtar”, ka shkruar Engeli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin e parë paqësor jashtë vendit, përkatësisht në Kuvajt, të martën është cilësuar si ditë historike nga udhëheqësit politikë në Kosovë.
Në ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka thënë se misioni paqeruajtës gjashtëmujor është bërë falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Congratulations to the Republic of Kosovo for joining your first international peacekeeping mission. https://t.co/57DFZ2glbh
— Eliot Engel (@RepEliotEngel) March 10, 2021