Kongresisti Engel për Specialen: Kosova është shtyrë të krijojë gjykatë hibride

08 dhjetor 2020 | 17:40

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin e ShBA-së, Eliot Engel, ka kërkuar nga Gjykata Speciale t’i hetojë krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.

Engeli ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka shtyrë Kosovën që ta themelojë Gjykatën Speciale dhe jo Serbinë e cila ka kryer krime me në krye Sllobodan Millosheviqin.

“Thërras Serbinë që t’i bashkohet vende të tjera në BE. Më 1999 ndalëm gjenocidin në Evropë dhe kjo është një veprim për të cilin duhet qenë krenar. Më 1999 vriteshin njerëzit. Ende ka trupa të shqiptarëve në Serbi në mesin e tyre edhe tre vëllezër shqiptaro-amerikan. Bashkësia ndërkombëtare ka shtyrë Kosovën që të ngrit Gjykatë Speciale dhe jo Serbinë e cila ka kryer krime me në krye Sllobodan Millosheviqin”, ka thënë Engeli.

“Secili që ka kryer krime duhet të ndiqet dhe të sillet drejtësi. Por çka është drejtësi në rastin e luftës në Kosovë? Serbia është përgjegjëse për shumicën e krimeve që janë kryer në Kosovë. Kosova është shtyrë që të krijojë gjykatë hibride”, ka thënë Engeli, duke shtuar se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë.

“Edhe nëse Kosova ka kryer krime duhet të mbahet përgjegjëse, por ShBA dhe aleatët tanë nuk duhet ta lejojnë këtë që të jetë gjykatë një etnike. S’ka rëndësi kush i ka kryer krimet, por të gjitha ato duhet të hetohen. Serbia nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë”, ka thënë Engeli në seancën dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe udhëzimet e administratës së re të ShBA-së, ka thënë se Kosova është shtetet i pavarur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin e…