‘Elita’ feston 3 vjetorin e themelimit (video)
Klubi i Gjimnastikës “Elita” nga Prishtina ka festuar 3 vjetorin e themelimit.
“Elita” edhe pse e re në moshë ka arritur shumë suksese si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare.
Trajnerët e këtij klubi, Shkumbin Maqastena dhe Abeliana Bregu po punojnë në maksimum që garueset e reja të këtij klubi të krijojnë një bazë të mirë që në të ardhmen të përfaqësojnë dhe t’i sjellin Kosovës suksese nga garat ndërkombëtare.
Duhet cekur se garueset e “Elitës” kanë thyer barrierat për ketë lloj sporti në Kosovë me pjesëmarrje në garat ndërkombëtare, duke mos munguar edhe rezultatet.
Gjimnastet e reja janë paraqitur në garat që janë mbajtur në Maqedoni, Itali dhe Slloveni, derisa shumë shpejt do të marrin pjesë edhe në disa gara të tjera ndërkombëtare.
https://www.facebook.com/klubiigjimnastikeselita/videos/523378234897900/?t=84
/Epoka e re/