“Elita” feston Pavarësinë
16 shkurt 2018
| 16:47
10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës është festuar të premten edhe në garat e gjimnastikës. Në fakt, klubi “Elita” ka organizuar gara të brendshme në mënyrë që të festa e pavarësisë të jetë edhe më madhështore.
Salla e gjimnastikës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ishte e vogël për të zënë të gjithë të interesuarit për këtë ngjarje mjaft atraktive në sportin vendor, kurse drejtuesit e klubit Abeliana Bregu dhe Shkumbin Maqastena janë përkujdesur që për garuesit të këtë medalje dhe mirënjohje.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryetari i Federatës së Gjimnastikës së Kosovës (FGJK), Besim Halilaj.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)