Eliza Hoxha garon me këngën “Peng” për ta përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”
Edicioni i 57-të i Festivalit të Këngës do të mbahet në datat 20, 21 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë. Në këtë edicion do të garojnë 22 konkurrentë dhe në mesin e tyre është edhe këngëtarja e mirënjohur, Eliza Hoxha e cila do të garojë me këngën “Peng”. Eliza ka thënë se nuk kishte ndryshe se si ta përmbyllte këtë vit. “Nuk kishte ndryshe se si të përmbyllej ky vit fantastik pos me një këngë të re. Më kishte marrë malli. Do të jem tek Fest TVSH dhe këtë herë si asnjëherë me këngë e tekst timin. E falënderoj shumë Adi Hilën për orkestrimin fantastik. Kënga titullohet “PENG” ndërsa unë kam shumë nevojë për dashninë dhe përkrahjen tuaj”, ka shkruar Eliza Hoxha në rrjetin social “Instagram”.
Siç dihet se fituesi i kësaj gare do ta përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës “Eurovizion”.
Kujtojmë se vitin e kaluar Shqipërinë e përfaqësoi Eugent Bushpepa me këngën “Mall” dhe u rendit në venin e 11-të.