Eliza Hoxha kërkon plazmën e gjakut për babain e saj nga ata që e kaluan Covid-19
14 mars 2021
| 21:15
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha me anë të një shkrimi në Facebook, ka kërkuar ndihmë për sigurimin e plazëmës së gjakut për babain e saj.
Hoxha ka bërë thirrje që kushdo që e ka kaluar koronavirusin të lajmërohen në QKUK dhe numrin kontaktues.
Shkrimi i saj:
Pershendetje miq,
E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin, andaj persona që kane vullnetin e mire dhe sapo e kane kaluar Covidin e që e kanë grupin e gjakut A-Pozitiv apo A-Negativ të lajmërohen në QKUK, Transfuzionin e gjakut për dhurim nesër e pasnesër deri ne ora 14:00.
Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa.
Ju faleminderoj paraprakisht për vullnetin e mirë dhe ndihmën.
Ps. Për detaje ju lutem na shkruani edhe në inbox ose mund të lajmëroheni në 044147690.