Eliza Hoxha: Kurti po i shantazhon dhe kërcënon sindikatat
13 dhjetor 2021
| 13:03
Partia Demokratike e Kosovës ka adresuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti se po bënë luftë gjahu me sindikatat e pavarura.
Në seancën plenare, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se paaftësia e Qeverisë Kurti për t’i dal në ballë premtimeve që vet i kanë bërë ndaj sindikatave, po i konvertojnë në shantazh dhe kërcënim direkt ndaj tyre.
“Kryeministri i ka pasur farsa premtimet e tij për mbështetjen e sindikatave. Sot, kryeminitri Kurti nuk po i pret më në takime, as për dialog. Ai po i shantazhon e kërcënon sindikatat”, ka thënë Eliza Hoxha.