‘Elkos Group’ bëhet ‘krah’ i Besës
15 gusht 2019
| 13:57
Është finalizuar marrëveshja e bashkëpunimit në mes “Elkos Group” dhe FC Besa Pejë.
“Nga sot nisi etapa e re në rikthimin e lavdisë së sportit pejan, ku edhe u finalizua bashkëpunimi dhe përkrahja që ‘Elkos Group’ do ta bëjë për FC Besa. Me këtë marrëveshje definohet strategjia dhe përkrahja e garantuar financiar në përmirësimin e gjendjes në klub si dhe trasohet rruga e FC Besa për rikthim në Superligën e Kosovës në futboll”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.
“Falënderojmë pronarin e ‘Elkos Group’ dhe ‘ETC’, Ramiz Kelmendi i cili me kontributin dhe angazhimin e tij bën të mundur zhvillimin e sportit tek gjeneratat e reja dhe mundëson jetësimin e Besës kampion”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e skuadrës së Besës.
/Epoka e re/