Ellek nuk e konfirmon pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare

26 nëntor 2024 | 10:49

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, nuk ka dashur të konfirmojë për gazetarët nëse kjo parti do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, ndonëse dy ditë më parë në një prononcim për televizionin serb “RTS” kishte thënë se kjo parti është e gatshme për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Ne kemi bërë të gjitha veprimet që na kërkohen për sa i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, është përgjigjur Ellek në konstatimin e gazetarit se më parë në një prononcim për “RTS” ai ka thënë se Lista Serbe është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

Por, dje ai ka thënë se vendimi ende nuk është marrë zyrtarisht.

“Do të duhet të presim vendimin e organeve të Listës Serbe, të kryesisë së Kuvendit të Listës Serbe dhe do të njoftoheni me kohë”, u ka thënë Ellek gazetarëve në Graçanicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një letër sikur asnjëherë më parë ka shkuar në adresën…