Elliott rinovon kontratën me Liverpoolin

11 gusht 2022 | 15:30

Harvey Elliott e ka rinovuar kontratën me Liverpoolin. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Në postim thuhet se kontrata e re është afatgjatë, pa u specifikuar saktësisht se sa vite përfshin. Elliott paraprakisht luante për ekipet zinxhirë të Fulhamit, por, falë paraqitjeve të mira, arriti t’u binte në sy skuadrës së Jurgen Klopp që nuk hezituan ta blinin. Ai po llogaritet si futbollist i së ardhmes në “Anfield Road”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mark Zuckerberg, CEO i Meta, ka njoftuar tre lajme të…