Elmi Reçica dhe prof.dr Justina Pula vizitojnë fituesen e medaljes së argjendtë
Elmi Reçica dhe prof.dr Justina Pula, vizitojnë familjen e Rineta Qerkinit, fitueses së medaljes së argjendtë për projekte inovative në Nju Jork
Ish-deputeti Elmi Reçica dhe prof. dr. Justina Pula-Shiroka kanë qëndruar në Ferizaj në familjen Rineta Qerkini, fituese e medaljes së argjendtë për projekte inovative në Nju Jork. Reçica përmes një postimi në Facebook ka thënë se ishin atje për ta uruar Rineten, përfaqësuesen e Kosovës në Olimpiadën e Gjenive në Nju Jork.
“Së bashku me Prof. Justina Pula-Shiroka, vizitë në familjen e nderuar të Valton Qerkinit, me këtë rast, uruam familjen Qerkini dhe vajzën, Rineta Qerkini, nxënëse e klasës së 11-të, për pjesëmarrjen e saj në Olimpiadën e Gjenive në Nju Jork, që përfaqësoi Kosovën nga 70 shtete pjesëmarrëse, duke fituar Medaljen e argjendtë në projekte inovative si dhe ka siguruar bursë studimore në Universitetin e Nju Jorkut.
Krenar familja, rrethi, Ferizaj dhe Kosova për sukseset e Rinetës! “ ka shkruar Reçica në Facebook.