Elmi Reçica: Faleminderit mërgatë!
Shefi i Departamentit për Diasporë i Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti, Elmi Reçica, ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve gjatë këtyre katër viteve të PDK-së në diasporë. Reçica ka thënë se puna intensive për këto vite ka hap një kapitull të ri-një të ardhme më të ndritur, më të drejtë dhe më të begatë për të gjithë qytetarët. Reçica ka përmendur aktivitetet gjatë muajit nentor ku janë mbajtur takime të mëdha me diasporën në mbështetje të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamzës, që nga Padova e Italisë, Mynihi, Shtutgarti, Baseli, Këlni, Hannoveri, Vjena etj..
“Nëntori i Bedri Hamzës me mërgimtarët është dëshmia e fuqisë së bashkimit dhe angazhimit tuaj për një Kosovë më të mirë.”, ka shkruar Reçica në përmbledhje e tij.
Përmbledhja e Reçicës dhe postimi në “Facebook”:
Me përkrahjen dhe përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm, e dëshmuat edhe një herë se fuqia e vërtetë e Kosovës buron nga bashkimi i të gjithëve, brenda dhe jashtë vendit. Pas një pune intensive për katër vite me radhë, të cilën e bëmë bashkë me të gjitha strukturat e PDK-së, arritëm të ndërtojmë themelet e një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë. Me këtë mbështetje të madhe, po i hapim dyert një kapitulli të ri — një të ardhme më të ndritur, më të drejtë dhe më të begatë për të gjithë qytetarët.
Nëntori i Bedri Hamzës me mërgimtarët është dëshmia e fuqisë së bashkimit dhe angazhimit tuaj për një Kosovë më të mirë.
Faleminderit 🙏 që jeni drita e shpresës dhe frymëzimi ynë për ndryshim! Kosova ka nevojë për ju!
#mamirë
#BedriHamzakryeministër