Elmi Reçica: Ndërmarrësit e diasporës kanë potencial për zhvillimin e Kosovës

27 janar 2022 | 21:05

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamenitit të Diasporës, krahas takimeve për formimin e nëndegëve të PDK-së në diasporë, po takohet në Zvicër edhe me ndërmarrës shqiptarë të suksesshëm.

Reçica ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ndërmarrësit shqiptarë në diasporë kanë fituar dijen, përvojën e kapitalin për të zhvilkuar vendlindjen.

“Gjatë vizitës zyrtare në Zvicër po takoj dhe bashkëbisedoj me shumë ndërmarrës të suksesshëm të diasporës të cilët me ofrimin e kushteve, janë potenciali më i madh i zhvillimit ekonomik të Kosovës. Ata kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në shtetin mik të Zvicrës dhe sot kanë përvojën, dijen dhe kapitalin për investime në vendlindje”, ka thënë Reçica.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda e kanë nisur vitin 2022…