Elmi Reçica nderon dëshmorët në Ferizaj me rastin e 28 Nëntorit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka zhvilluar homazhe pranë varrezave të dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së në Ferizaj, me rastin e festave të 28 Nëntorit.
Në postimin e tij në Facebook, Reçica ka shprehur nderim të thellë për jetën dhe veprën heroike të dëshmorëve të kombit, duke theksuar se sakrifica e tyre për liri dhe atdhe do të kujtohet përjetësisht me krenari dhe mirënjohje.
“Dëshmorët janë pishtarë të lirisë sonë dhe do të kujtohen përjetësisht me krenari dhe mirënjohje. Lavdi!” – shkruan ai.
Aktivitetet përkujtimore të organizuara në këtë ditë shërbejnë për të rikujtuar dhe vlerësuar kontributin e heronjve të kombit për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të kombit dhe të veteranëve të UÇK-së në Ferizaj, me rastin e festave të 28 Nëntorit, në nderim të jetës dhe veprës heroike të dëshmorëve të kombit, të cilët ranë për liri dhe atdhe.
Dëshmorët janë pishtarë të lirisë sonë dhe do të kujtohen përjetësisht me krenari dhe mirënjohje.
Lavdi!