Elmi Reçica në Ferizaj: PDK-ja dhe Bedri Hamza janë forca e ndryshimit dhe zhvillimit!
26 janar 2025
| 15:24
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka thënë se kjo parti dhe Bedri Hamza janë forca e ndryshimit dhe zhvillimit të Kosovës.
Reçica, i cili në listën e PDK-së garon me numrin 17, ka thënë se në çdo vend të Ferizajt është duke u dëgjuar qartë zëri i qytetarëve.
“Në çdo vend të Ferizajt, zëri i qytetarëve po dëgjohet qartë: PDK është forca e ndryshimit dhe zhvillimit! Bedri Hamza është garancia e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.