Elmi Reçica në Lozanë të Zvicrës, takon ndërmarrës të diasporës

23 janar 2022 | 19:16

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, gjatë qëndrimit në Lozanë të Zvicrës ka takuar nhë ndërmarrës nga diaspora, i cili menaxhon njërin prej restoranteve më të njohura në këtë qytet, i cili frekuentohet nga shumë personalitete të shtetit zviceran.

“Gjatë qëndrimit në qytetin e Lozanës në Zvicër, po takoj shqiptarë të suksesshëm, të cilët me punën dhe angazhimin e tyre janë integruar dhe janë bërë ndërmarrës të suksesshëm në shtetin mik të Zvicrës.

Në qendër të Lozanës, ndodhet restoranti i njohur, “Churrasco”, brend i Argjentinës, të cilin e frekuentojnë personalitete të njohura zvicerane dhe i njëjti udhëhiqet nga ndërmarrësi shqiptar, Metë Fetaj.

Meta dhe stafi i tij i mrekullueshëm na bëjnë çdo ditë krenarë me shërbimin dhe kulturën e dëshmuar para çdo mysafiri që i viziton” ka shkruar Reçica në faqen e tij në Facebook.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=499901894827506&id=100044230999664&sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës në krye me…